Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit e vlerësoi vizitën e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula në familjen e tyre.
Deputeti i PDK-së tha se vizita e presidentes është ndër përfaqësuesit e parë nga institucionet e vendit që i ka vizituar pas vendimit dënues të Dhomave të Specializuara.
Krasniqi: Është vizita e parë prej një përfaqësuesi të institucioneve
“Falënderojmë presidenten për vizitën, është vizita e parë prej një përfaqësuesi të institucioneve këto gjashtë vjet. Kështu që është një lloj rëndësie edhe për familjen që institucionet janë të gatshme që të kontribuojnë me mbrojtur luftën e UÇK-së”, tha Krasniqi.
Ai tha se presidentja kishte thënë se do të bëj çdo veprim brenda kornizave ligjore në shkallën e Apelit për lirimin e krerëve të UÇK-së.
Krasniqi: Do të mbrojnë në procesin e Apelit
“Presidentja ka thënë se çdo gjë që është brenda kornizave ligjore do të mbrojnë në procesin e Apelit”, tha Krasniqi.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, dje ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Sipas njoftimit, gjatë këtyre vizitave, Presidentja shprehu solidaritetin me familjet, duke theksuar se kjo është një periudhë e vështirë për to dhe për Republikën e Kosovës.
