Lajme

“Shishe me lëndë djegëse…”, deputeti Bajqinovci jep detaje për djegien e shtëpisë së vikendit

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, mbrëmë i është djegur shtëpia e vikendit

U aludua për ndonjë defekt me rrymën, por që vet deputeti ka thënë se nuk ishte problemi të rryma.

Sipas tij, pas hetimeve profesionale të Policisë, “u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda, dhe dyshohet se është zjarrvënie”.

Postimi në Facebook:

Të nderuar miq,

Mbrëmë mora lajmin se më është djegur shtëpia e vikendit e ndërtuar në vitin 2017, që e shfrytëzojmë me familjen time, e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në komunën e Podujevës, në kufirin me Shalën e Bajgorës. Rreth 5 orë me hetime intenzive, fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intenzive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda, dhe dyshohet se është zjarrvënie.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin. Shpresoj që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt.

Me respekt, Mefaili