Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se sot, nga ora 10:10, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare në Jarinje.
Sipas njoftimit, kjo ka ndodhur pasi në anën e Serbisë po zhvillohen punime për pastrimin e rrugës me bagerë dhe kamionë, gjë që ka pamundësuar lëvizjen e automjeteve.
“Për çdo informatë shtesë kontaktoni QKMK në numrat 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftimin e Qendrës.
