ShowBizzz

Shkaku i vdekjes së Matthew Perry! Reagon mjeku ligjor, kërkon..

Shkaku i vdekjes së Matthew Perry mbetet i paqartë, ndërsa ekipi mjeko-ligjor në Los Angeles, Kaliforni, vazhdon hetimin për vdekjen e aktorit në moshën 54-vjeçare.

Perry, i famshëm për rolin e tij si Chandler Bing në serialin e dashur “Friends”, u gjet i vdekur në vaskën e tij në shtëpi. Raporti paraprak i mjekut nuk zbuloi detaje, teksa ka kërkuar teste dhe analiza të mëtejshme.

Shkaku i vdekjes së Matthew Perry! Reagon mjeku ligjor, kërkon..

Një pjesë e rëndësishme e informacionit do të vijë nga testi toksikologjik i kryer në trupin e tij, por rezultatet mund të duan ditë apo edhe javë që të jenë të disponueshme.

Vdekja e Perry-t shënon fundin e një epoke, pasi “Friends” mbetet një nga serialet komedi më ikonike, me personazhin e aktorit që lë një ndikim të madh gjatë gjithë dhjetë sezoneve të shfaqjes, duke përfunduar në një episod përfundimtar emocional në 2004.

Shkaku i vdekjes së Matthew Perry! Reagon mjeku ligjor, kërkon..

Vitet e fundit, Perry-t ka bërë paraqitje të herëpashershme në produksione të ndryshme. Një nga daljet e tij të fundit publike ishte më 21 tetor në Los Angelos, kur ai u pa duke darkuar me një mik në një restorant.

Lajmi për ndarjen e tij ka bërë që fansat dhe kolegët të mbajnë zi për humbjen e një aktori të talentuar, i cili do të mbahet mend përgjithmonë për kontributin e tij në kinematografi.