LifeStyle

Shkaqet e formimit të gurëve në veshka dhe ushqimet që duhet të shmangni

Gurët në veshka përbëhen ose nga kripëra minerale ose nga kripëra të tjera acidike.

Gurët formohen për shkaqe të ndryshme, ku përfshihen: ushqyerja e keqe, suplementët sintetikë të kalciumit, dehidratimi, alergjitë, mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Në këtë artikull, do të zbuloni kurat më të mira natyrale kundër gurëve në veshka.

Ushqimet më të mira kundër gurëve në veshka

Uji

Dehidratimi është një nga shkaktarët më të mëdhenj të gurëve në veshka.
Përpiquni të pini nga 250 deri në 500 ml, pra një ose dy gota ujë çdo orë.

Barishtet

Njerëzit që kanë një regjim ushqimor me bazë bimore kanë më pak gurë në veshka dhe probleme me to.
Lëngu i limonit

Nëse e përzieni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë, do të vëreni një reduktim të gurëve.

Ushqimet me magnez

Ushqimet e pasura me magnez siç janë avokado dhe banania, pakësojnë rrezikun e formimit të gurëve.

Ushqimet që shkaktojnë gurë në veshka

Ushqimet e pasura me acid oksalik

Në këtë listë përfshihen: spinaqi, domatet, patëllxhani, panxhari, selinoja, patatja e ëmbël, kikirikët, bajamet, boronicat, manaferrat, luleshtrydhet, majdanozi dhe kakaoja.

Lëngu i qitros

Lëngu i qitros duhet shmangur sepse rrit rrezikun e formimit të gurëve të veshkave.

Mishrat e përpunuar

Këto produkte shkaktojnë akumulim të kalçiumit në veshka, që nxit formimin e gurëve.

Ushqimet e pasura me kalcium

Shmangni produktet e bulmetit si qumështi apo djathërat e përpunuar që shkaktojnë një akumulim të tepërt të kalciumit në organizëm.

Kafeina

Kafeina e dehidraton organizmin dhe përkeqëson situatën me gurët në veshka.

5 trajtimet më të mira natyrale kundër gurëve në veshka

Magnezi

Magnezi është një mineral që pengon formimin e gurëve në veshka.

Konsumoni 250 mg magnez dy herë në ditë.

Vitamina B6

Vitamina B6 ul nivelet e kalciumit në organizëm dhe duhet marrë një sasi prej 50 mg e saj çdo ditë.

Atë e gjeni te arrorët si bajamet, arrat e tj.

Vitamina E

Sipas të dhënave, kjo vitaminë ul nivelet e acideve dhe kalciumit në organizëm.

Ushqimet ku gjendet Vitamina E.

Ekstrakti i boronicës së kuqe

Ky ekstrakt që tretet në ujë ul nivelet e kalciumit në urinë.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e 400 mg dy herë në ditë.

Aloe Vera

Lëngu i aloe verës pakëson sasinë e kristaleve në veshka.