Mbrëmjen e së hënës, Policia e Kosovës njoftoi se katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë qëndruar disa minuta te hyrja e objektit te pala serbe, në stacionin policor kufitar në Merdar.
Agim Musliu nga Instituti Octopus ha se me këtë akt, Serbia e ka thyer marrëveshjen e kontrollit të përbashkët kufitar.
“Qeveria e Serbisë e ka thyer marrëveshjen e kontrollit të përbashkët të kufirit, sepse është parë një veturë e tipit Land Rover me katër pjseëtar të xhandarmërisë serbe që kanë ndenjur 10-12 minuta në atë vend, me atë akt e kanë shkelur vijën adminstrative, por me atë veprim është thyer marrëveshja e IBM-it apo kontrollit të përbashkët të kufirit”, tha Musliu.
Musliu thotë në stacionin policor kufitar në Merdar, nuk mund të afrohet askush nëse nuk ka paralajmërim.
“Nuk mund të afrohet askush nëse nuk ka paralajmërim në rast nëse ka bashkëpunim mes dy shteteve apo dy policive të shtetit kur duhet të depërtohet dikush apo ndonjë akt tjetër ligjor policor që bëhet me marrëveshje paraprake protokollare, assesi ndryshe, as pala e Kosovës e as e Serbisë nuk mund ta thyejnë atë vijë administrative sepse thyhet marrëveshja ndërkombëtare e menaxhimit të përbashkët e kufirit,” shtoi Musliu.
E prapa kësaj, ai thotë se qëndron presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Sipas tij, e gjithë kjo është bërë për të nxitur reagim nga Republika e Kosovës.
“Për çdo rast përkujdeset Aleksandër Vuçiq që ishte ministër i kasapit të Ballkanit të Millosheviqit, ministër i informatës gjatë luftës, është nxënësi më i mirë i kriminelit të luftës, dhe armën kryesore e ka propagandën dhe cdo gjë e bën në atë aspekt, ku para ndonjë date të rëndësishme ai plason gënjeshtra dhe akuzon palën kosovare, por në fakt bën lëvozje taktike në terren për të nxitur reagimin e palës kosovare pastaj poërt tu viktimizuar e pastaj për ta akuzuar prap palën kosovare si jobashkëpunuese,” tha tutje Musliu.
E shkeljen e kësaj vije kufitare, Musliu e quajti provokim të radhës nga Vuçiqi, ku sipas tij Kosova nuk ra pre e tij.
“Kjo është e planifikuar shumë mirë një provokim i radhës i Aleksandër Vuciqit nëpërmjet xhandarmërisë së tij ku pala kosovare nuk ra në atë provokim, tentoi të provokojë apo të reagojë policia e Kosovës, por u përmbajtën dhe kanë bërë mirë, pasi është lajmëruar i gjithë spektri ndërkombëtar i cili përkujdeset për sigurinë e Kosovës si KFORI, EULEXI e të tjera që do të reagojnë edhe në këtë incident që ishte i planifikuar mirë nga pala serbe”, deklaroi Musliu.