Kuriozitete

Shkëmbi i çuditshëm me vija ‘ndryshe nga çdo tjetër në Mars’, deklarohet NASA

Një shkëmb me vija në shpatet e kraterit Jezero të Marsit i ka emocionuar shkencëtarët për atë që mund të zbulojë në lidhje me historinë e Planetit të Kuq.

Bëhet e ditur se roveri Mars Perseverance i NASA-s vuri re shkëmbin me vija dhe matjet fillestare të roverit sugjerojnë se ai mund të jetë me origjinë vullkanike.

Shkëmbi i quajtur ‘Kështjella Freya’ duket krejt ndryshe nga çdo shkëmb i parë në Mars më parë.

Perseverance e dalloi shkëmbin dhe e ka fotografuar atë ndërsa merrte matje me instrumentin e saj Mastcam-Z më 13 shtator të vitit 2024, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, vëzhgimet multispektrale të MastCam-Z të kështjellës Freya, e cila është vetëm 20 cenimetra e gjerë, kanë dhënë tashmë të dhëna të rëndësishme për origjinën e shkëmbit.

“Njohuritë tona për përbërjen e tij kimike janë të kufizuara, por interpretimet e hershme janë se proceset magmatike ose metamorfike mund të kenë krijuar shiritat e saj”, tha Athanasios Klidaras, student doktorature në shkencën planetare në Universitetin Purdue.

Ndërsa një origjinë vullkanike ose metamorfike mund të shpjegojë vijat e tij, nuk shpjegon se si Freya mbërriti atje, duke u dalluar nga të gjithë shkëmbinjtë e tjerë.

Një mundësi është që ai të jetë rrokullisur nga një dalje e shkëmbinjve të ngjashëm më lart nga shpatet.

“Mundësia na ka emocionuar dhe shpresojmë që ndërsa vazhdojmë të ecim, Perseverance do të ndeshet me këtë lloj të ri shkëmbi në mënyrë që të merren matje më të detajuara”, ka shkruar Klidaras.

Gjetja e shkëmbinjve të çuditshëm në shpatin e murit të brendshëm të kraterit nuk është e papritur; shkencëtarët e misionit kishin shpresuar për këtë.

Dhe deri më tani nuk kanë mbetur të zhgënjyer.

Ndryshe, përveç Freya, në maj të vitit 2024, Perseverance hasi në një fushë guri të quajtur Mount Washburn.

Shumica e shkëmbinjve dukeshin të errët, por një shkëmb në mes të fushës së gurëve ishte i ndryshëm.