LifeStyle

Shkenca e konfirmon njerëzit kanë 27 emocione!

Njerëzit janë të aftë të ndiejnë shumë më tepër lloje të ndryshme emocionesh sesa kemi menduar. Shkencëtarët një kohë të gjatë kanë theksuar që përpos gjashtë llojeve themelore të emocioneve (lumturia, pikëllimi, zemërimi, befasia, frika dhe neveritja) nuk ekzistojmë më lloje të tjera. Në hulumtimin në të cilin kanë marrë pjesë 800 meshkuj dhe 1.200 gra, të intervistuarve u janë treguar përmbajtjet e videove të njerëzve të cilët kurorëzohen, lindin fëmijë, përshëndetja me dorë dhe vdekja.

Pas vështrimit të rezultateve të reagimeve të tyre, kanë konstatuar që ndjenjat e tyre mund t’i klasifikojnë në 27 kategori. Ato kategori janë: admirimi, adhurimi, admirimi estetik, argëtimi, tërbimi, ankthioziteti, respekti i thellë, habia, monotonia, qetësia, konfuzioni, përbuzja, lakmia, zhgënjimi, familjarizimi, varësia, shqetësimi, frika, faji, llahtaria, interesimi, lumturia, nostalgjia, krenaria, lehtësimi, romantizmi, pikëllimi, kënaqësia, dëshira seksuale, surpriza, simpatia dhe triumfi.

Të anketuarit nga grupi i parë kanë thënë se si ndihen pas çdo shikimi të videos. Grupi i dytë i të intervistuarave ka vlerësuar xhirimet si pozitive dhe negative përkundër atyre mallëngjyese dhe qetësuese në shkallën nga 1 deri në 9. Vlerësimet janë pajtuar me emocionet e lidhura me xhirimet të cilat paraprakisht u janë ndarë. Rezultatet kanë treguar që një xhirim mund të nxisë më shumë emocione të ndryshme dhe është normale të ndihen më shumë sosh në të njëjtën kohë.

Rezultatet e një anketimi nga psikologët amerikanë tregojnë se rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Pinterest, Instagram, Snapchat dhe Tumblr i bëjnë njerëzit të ndihen të vetmuar e të izoluar. Përdorimi i përditshëm i rrjeteve sociale për dy orë ose më gjatë i dyfishon shanset për t’u ndjerë të vetmuar ose të izoluar, ndërkaq ekspozimi ndaj imazheve të ndryshme mund të shkaktojë ndjenja të inatit dhe xhelozisë.

Autorët e studimit theksojnë se ajo çfarë shohim në rrjete sociale jo domosdoshmërisht mund të jetë arsyeja se përse ndihemi keq, por mund të jetë një nga faktorët sepse i nxit emocionet që ndiejmë. Sipas teorive të prezantuara në rezultatet e studimit, thuhet se aq më shumë kohë që shpenzojnë njerëzit në rrjete sociale, aq më pak kanë kohë të bashkëveprojnë në jetën reale.