Kuriozitete

Shkencëtarët japonezë ndërtojnë satelitin e parë prej druri, më ekologjik për hapësirën

Një ekip studiuesish nga Universiteti japonez i Kiotos ka ndërtuar satelitin e parë në botë me material druri, që shpresohet se do të bëhet tendencë në të ardhmen për arsye mjedisore dhe telekomunikimi.

Secila anë e satelitit LignoSat ka përmasë 10 cm dhe është ndërtuar me dru manjole.

Krijuesit e tij thonë se materiali prej druri do të digjet tërësisht kur pajisja të rifutet në atmosferë pasi të ketë kryer funksionon – kjo shmang gjenerimin e grimcave të metalit gjatë rihyrjes në Tokë. Grimcat prej metali kanë ndikim negativ në mjedis thanë të martën projektuesit e satelitit.

Satelitët jo prej metali duhet të bëhen më të shpeshtë,” tha Takao Doi, astronaut dhe profesor në Universitetin e Kiotos.

Në muajin shtator, sateliti eksperimental do të hidhet në hapësirë drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar nëpërmjet një rakete SpaceX. Më pas, pajisja eksperimentale do të lëshohet nga Stacioni Japonez për t’i testuar rezistencën.

Të dhënat e satelitit do të dërgohen te studiuesit për të parë shenjat e dëmtimit dhe nëse ka ndryshime të mëdha në temperaturë,” tha një zëdhënësi i kompanisë së druve, Sumitomo, që ka ndihmuar në projektimin e satelitit.

Të martën, Agjencia Hapësinore Europian dhe JAXA po ashtu lëshuan një satelit të sofistikuar në atmosferë me misionin për të investiguar për tri vite rolin që mund të luajnë retë në luftën kundër ndryshimeve klimatike. /Phys

/rtsh.al/