Mund të ketë një oqean të gjashtë në Tokë, duke u dhënë vendeve afrikane si Zambia dhe Uganda një vijë bregdetare të tyren, paralajmërojnë shkencëtarët.
Formimi i oqeanit të gjashtë në Tokë ka filluar në një fenomen gjeologjik, edhe pse mund të kalojnë miliona vjet para se ai proces të përfundojë, thonë shkëncëtarët.
Vitet e fundit, studiuesit kanë zbuluar se dy pjesët e tokës afrikane janë duke u larguar, një proces që, nëse vazhdon, do të bënte që një oqean i ri të fillonte të formohej mes tyre.
Oqeani i ri do të bënte që kontinenti afrikan të fillonte të ndahej në gjysmë, me çarjen e vendosur në kufijtë e pllakave tektonike afrikane, arabe dhe somaleze.
Gjeofizikani detar dhe profesori nga Universiteti i Kalifornisë, Ken MacDonald, duke folur për zbulimin në tërësi, tha se “Gjiri i Adenit dhe Deti i Kuq do të përmbytin rajonin Afar dhe Luginën e Riftit të Afrikës Lindore dhe do të shndërrohen në një oqean të ri”.
/tiranapost