ShowBizzz

Shkëndije Pacolli me mesazh ndërgjegjësues në Muajin Rozë: “Trupi na flet, ne duhet ta dëgjojmë”

Psikologia e njohur Shkëndije Pacolli ka ndarë një mesazh të fuqishëm në rrjete sociale në kuadër të Muajit Rozë – muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Në postimin e saj, të shoqëruar edhe me një video, Pacolli thekson rëndësinë e vetëdijes dhe kontrolleve të rregullta shëndetësore, duke u ndalur tek roli i dëgjimit të sinjaleve që trupi dërgon.

Moneytizer Paragrafi 2

“Gjatë një dekade pune në onkologji, pata fatin të jem pranë shumë njerëzve që luftonin me kancerin. Një gjë që më mbeti gjithmonë në mendje ishte rrëfimi i tyre se, para diagnozës, e kishin ndjerë se diçka nuk ishte në rregull me trupin e tyre. Ishte një ndjesi e brendshme, një zë i heshtur që shpesh u injorua. Trupi ynë është i mençur, ai gjithmonë na jep sinjale, por na takon neve t’i dëgjojmë dhe t’i marrim seriozisht. Kujdesi për veten nuk është vetëm përgjatë Tetorit Rozë, por një zgjedhje e përditshme për të mbrojtur jetën,” ka shkruar ajo.


Përmes këtij mesazhi, Pacolli synon të nxisë gratë të jenë më të kujdesshme ndaj trupit dhe shëndetit të tyre, duke kujtuar se ndërgjegjësimi dhe kontrolli i hershëm shpëton jetë.

Moneytizer Paragrafi 4
Artikull i sponzorizuar



ks