LifeStyle

Shkëputur nga një film romantik: Si u njohën Dua Lipa dhe Callum Turner

Në një kohë kur lidhjet shpesh lindin përmes aplikacioneve apo rrjeteve sociale, njohja mes aktorit Callum Turner dhe këngëtares me famë botërore Dua Lipa duket si e shkëputur nga një film romantik.

Në një intervistë të fundit për Sunday Times, Turner ka treguar se si janë njohur, cila ishte fjalia e parë që i tha Duas dhe si dashuria e përbashkët për librat u bë nisja e një historie të bukur.

Image

Takimi i tyre i parë ndodhi në Los Angeles, gjatë një kafeje përpara festës së ditëlindjes së një miku të përbashkët. Të ulur pranë njëri-tjetrit, zbuluan krejt rastësisht se po lexonin të njëjtin libër: Trust, fitues i disa çmimeve, me autor Hernán Díaz.

“Sapo kisha mbaruar kapitullin e parë dhe ia thashë,” kujton Callum.

“Pastaj ajo më tha: ‘Edhe unë sapo e kam mbaruar kapitullin e parë.’”

Ai nuk e humbi rastin për ta bërë një koment me domethënie: “Pra, jemi në të njëjtën faqe.” Dhe ky ishte vetëm fillimi.

Image

Njohja e tyre u kthye shpejt në diçka më shumë. Pamjet e para të çiftit bashkë u publikuan në janar 2024, kur ata u fotografuan pas premierës së serialit Masters of the Air, ku Turner luan rolin kryesor. Vetëm pak ditë më pas, u panë në momente romantike në një restorant në Los Angeles, duke konfirmuar atë që tashmë kishte nisur të përflitej.

Dalja e tyre e parë zyrtare si çift ndodhi në Met Gala 2025, ku fituan vëmendjen dhe simpatinë e të gjithëve.

Image

Disa muaj më parë, është konfirmuar se çifti është tashmë i fejuar.

Të Ngjashme