Njohësi i çështjeve politike ka thënë se mund të gjendet një figurë për president, për të shmangur një krizë të re politike.
Një kandidat konsensual u përfol se mund të ishte dikush nga familja Jashari, por anëtarë të saj e kanë mohuar një gjë të tillë.
“Do të gjendet një figurë për të shmangur një krizë të re”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Sa i përket diskutimeve të zhvilluara nga kryeministri, Albin Kurti me kreun e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, sipas Shkodrës, kreu i LDK-së ishte më i qartë më kërkesat e tij.
Madje ai ka vlerësuar se Abdixhiku bëri thirrje për hyrje në qeveri dhe zgjedhur një president bashkë.
“Kjo për mua është, merrna në Qeveri dhe po e bëjmë një president bashkë. Abdixhiku e tha një marrëveshje politike që për mua e ka kuptimin me u përfshi në qeveri”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku pas takimit të zhvilluar të hënën me Kurtin, tha se ekzistojnë dy y rrugë të qëndrueshme përpara.
“Një konsensus i gjerë parlamentar rreth një emri të përbashkët për President, ose një marrëveshje politike ndërmjet partive parlamentare”, kishte deklaruar Abdixhiku.
