Njohësi i sigurisë, Selam Shkodra, tha se çdo kush në hapësirat shqiptare dëshiron raporte të mira me ShBA-në.
Ndërkohë, e quan idiotësie garën në Kosovë që dikush dëshiron të tregohet më pro amerikan.
“Askush nuk e konteston atë, gjithkush në hapësirat shqiptare është për me pas raporte të mira me ShBA-në dhe gara për t’u dukur dikush më pro amerikan është garë idiote në këtë vend. Nuk duhet me ekzistua ajo garë”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Sipas tij, relacionet mes shteteve ndryshojnë.
“ShBA-ja e ka bombarduar Serbinë para 25-viteve sot po e sheh si aleat edhe Franca e ka bombarduar pikërisht me këta avion të kësaj gjenerate dhe sot po ia shet Serbisë. Relacionet ndryshojnë”, deklaroi Shkodra./teve1.info/