Lajme

Shkolla “Hello Academy Of Education” me qindra nxënës

Pas 14 vitesh, shkolla Hello Academy of Education gëzon qindra nxënës 112 mësimdhënës. Themeluesja e shkollës, Hysnie Kurteshi në shpalosjen e projektit të radhës për këtë shkollë, e ka cilësuar si projektin më të madh për vitin 2025.

Nga ky objekt i vogël nisi gjithçka.

Nga restorant u kthye në kopsht për fëmijët.

E shume shpejt këtu u hap edhe një shkolle fillore.

Kështu pas 14 vitesh, shkolla Hello Academy of Education gëzon qindra nxënës 112 mësimdhënës.

Themeluesja e shkollës, Hysnie Kurteshi në shpalosjen e projektit të radhës për këtë shkollë, e ka cilësuar si projektin më të madh për vitin 2025.

Drejtori i Shkollës, Florian Kurteshi i cili shpalosi projektin e shkollës, tha se shkolla e re me lokacion të ri është hapësirë gjelbëruese dhe me ajër të pastër.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se një institucion i tillë vlerë për të nxjerre kuadro profesionale.

Objekti do jete 608 metra katror, me pesë hyrje dhe dalje për nxënës dhe dy hyrje për fëmijët e kopshtit.