Lajme

Shkon në 12 numri i të vrarëve nga të shtënat në Sidnei

Ka shkuar në 12 numri i të vrarëve nga të shtënat me armë zjarri në plazhin Bondi, në periferitë lindore të Sydney të Australisë, raporton The Guardian.

Sipas policisë atje, i vrarë ka mbetur edhe autori.

Moneytizer Paragrafi 2

Kryeministri Albanese ka thënë:

“Ka pasur një incident terrorist të tmerrshëm në Bondi gjatë festimit të Hanukës pranë detit. Ky është një sulm i synuar ndaj australianëve hebrenj në ditën e parë të Hanukës, e cila duhet të jetë një ditë gëzimi, një festë besimi. [Sulmi është] një akt i lig i antisemitizmit, terrorizm që ka goditur zemrën e kombit tonë.

Moneytizer Paragrafi 4

Një sulm ndaj australianëve hebrenj është një sulm ndaj çdo australiani.

Nuk ka vend për këtë urrejtje, dhunë dhe terrorizëm në kombin tonë. Më lejoni të jem i qartë: ne do ta zhdukim atë.”

Sulm tjetër në Australi- Raportohet për 10 viktima nga një sulm me armë zjarri gjatë një festivali hebraik

10 të vrarë nga sulmi me armë zjarri në Sydney, momenti kur qytetari hero neutralizon autorin




Të Ngjashme