Lajme

Shkon në tre numri i të infektuarve nga virusi i Nilit Perëndimor në Shqipëri

Dy raste të reja me virusin e Nilit Perëndimor janë shfaqur në Shqipëri, duke e çuar numrin e të infektuarve në tre.

Të dyja këto raste janë regjistruar në Korçë, njësoj si i pari.

Rasti i parë u konfirmua gjatë muajit gusht dhe bëhej fjalë për një 72-vjeçar nga Korça.

Pas shfaqjes së problemeve shëndetësore, i moshuari iu drejtua Spitalit Rajonal të Korçës, ndërsa analizat konfirmuan praninë e virusit të Nilit Perëndimor.

Të Ngjashme