Këngëtari i shumë hiteve, Shkumbin Ismaili, njihet për faktin se jetën private e ka mbajtur larg vëmendjes publike.
Ai rrallëherë ndan detaje personale në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, së fundmi ka bërë një përjashtim, duke prezantuar për herë të parë publikisht partneren e tij. Postimi është bërë në kuadër të një rasti të veçantë.
Në një fotografi të publikuar, Ismaili i ka uruar asaj ditëlindjen me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen edhe 100 tjera Dashuri”, duke e shoqëruar me një imazh të përbashkët.

