Këngëtari i njohur Shkumbin Kryeziu ka emocionuar ndjekësit me një urim tejet të ndjerë për vajzën e tij, Rozafën, në ditën e saj të lindjes.
“Rozafë, je krenaria ime dhe drita që e bën çdo ditë më të bukur. Mos harro kurrë që do të na kesh gjithmonë pranë gjatë gjithë rrugëtimit tënd! Gëzuar ditëlindjen🎂 Të dua pafund❤️”, ka shkruar ai, duke shprehur dashurinë e pakushtëzuar për të bijën.
Ky mesazh prekës është mirëpritur nga fansat, të cilët kanë reaguar me komente të shumta pozitive, duke e cilësuar si një nga urimet më të bukura prindërore, shkruan Kosovarja.
Shkumbin Kryeziu vazhdon të dëshmojë se përtej suksesit në muzikë, familja mbetet prioriteti i tij kryesor.
View this post on Instagram
A post shared by Shkumbin Kryeziu Official (@shkumbinkryeziu_)
