Një nga çiftet më të njohura në botën e sportit i ka dhënë fund martesës pas nëntë vitesh. Ish-tenistja 38-vjeçare, Ana Ivanovic, ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Bastian Schweinsteiger, 41 vjeç, ish-‘ylli’ i Gjermanisë dhe kampion bote. Dyshja u martua në Venezia në vitin 2016, ndërsa ndarja ka ndodhur në fillim të këtij viti.
Përfaqësuesi i Ivanovic-it, Christian Schertz, konfirmoi gjatë verës se distanca mes tyre u shkaktua nga “dallime të papajtueshme”, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Sipas “Bild”, Ivanovic ka dorëzuar zyrtarisht dokumentet e divorcit në Gjykatën e Mynihut gjatë muajit nëntor. Fituesja e “Roland Garros” 2008, dikur numri 1 në botë, ka kërkuar gjithashtu përkujdesjen për fëmijët në Palma de Mallorca, ku aktualisht jeton me tre djemtë: Luka, Leon dhe Teo.
Nga ana tjetër, “Mail Sport” raporton se ndarja erdhi pas një “krize të thellë”, ku stili i ndryshe i jetesës luajti rol të madh. Schweinsteiger udhëtonte shpesh për punën si komentator, pas një karriere të gjatë te Bayerni, Manchester United dhe Chicago Fire, ndërsa Ivanovic dëshironte të qëndronte më shumë në Serbim me fëmijët.
Për më tepër, në qershor u publikuan raportime se ish-mesfushori ishte parë duke u puthur me një vajzë të re, të quajtur Silva, gjë që sipas medieve mund të ketë përshpejtuar përkeqësimin e situatës.






