ShowBizzz

Shkurte Fejza me një mesazh të veçantë krah bashkëshortit

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza është mjaft e angazhuar gjatë sezonit veror me ahengje familjare.

Megjithatë, sot ajo ka gjetur pak kohë për të shijuar momente të qeta pranë bashkëshortit të saj, Hajrushit, shkruan “Kosovarja”.

Në një postim të fundit në rrjete sociale, artistja ka ndarë një foto të ëmbël përkrah tij, duke e shoqëruar me një mesazh të ngrohtë “Lumturia gjendet tek gjërat e vogla të përditshme. Ju përshëndes dhe ju uroj një ditë të bukur.”

Një mesazh i thjeshtë, por plot dashuri që ka prekur ndjekësit e saj.



ks