Kuriozitete

Shoferët në të ardhmen do të mund të bisedojnë me automjetin e tyre

Kompania teknologjike TomTom ka prezantuar një asistent me zë me Inteligjencë Artificiale që dëshiron t’ua shesë kompanive të makinave dhe asistenti që ka prezantuar është krijuar nga teknologjia e OpenAI.

Ne kemi mundur të shohim dobitë që sjellin mjetet me Inteligjencë Artificiale, e sidomos ChatGPT – dhe në parim kjo platformë është më e dobishme se Alexa dhe Siri.

Tani e njëjta teknologji po vjen edhe tek automjetet.

Produkti, për të cilin TomTom thotë se mund të integrohet në sistemin e një automjeti – vjen si rezultat i një marrëveshjeje me Microsoftin, një investitor i madh në OpenAI.

“Shoferët do të mund të bisedojnë natyrshëm me automjetin e tyre”, deklaroi TomTom.

Siç raportohet, shoferi do të mund t’i kërkojë asistentit me AI që ta dërgojë në një lokacion të caktuar, të gjejë për të ndalesa specifike përgjatë rrugës, dhe t’i kërkojë sistemit të instaluar në makinë të rrisë temperaturën, të hapë dritaret ose të ndryshojë stacionet e radios.