Shërbimet hekurudhore në Francë u ndërprenë në prag të Krishtlindjes pasi një shofer kreu vetëvrasje duke u hedhur nga treni i tij ndërsa ai po lëvizte, tha sot një burim gjyqësor.
“Procedurat automatike të sigurisë hekurudhore siguruan që treni të ndalonte”, shtoi prokuroria.
U raportuan vonesatë trenave, duke prekur më shumë se 3,000 udhëtarë.
SNCF, kompania hekurudhore në pronësi të Francës, konfirmoi vdekjen e shoferit dje pasdite në linjën juglindore të shpejtësisë së lartë. “Ai i dha fund jetës ndërsa treni po lëvizte”, tha kompania hekurudhore për Le Parisien.
“Të gjitha kompanitë hekurudhore janë në zi,” tha SNCF.
/tiranapost