Labinot Rexha ka bërë akuza të forta ndaj Klodian Mihajt, me të cilin ndau eksperiencën në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Kosova”. Këtë herë në qendër të deklaratave të tij është vendosur marrëdhënia e Klodit me Elijonën.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Labinoti ka pretenduar se Klodi e ka tradhtuar Elijonën dhe se personi me të cilin pretendohet se ka ndodhur tradhtia është një mashkull.
“Si nuk të vjen turp Klodian Mihaj me tradhtu një vajzë 19-vjeçe me një mashkull?”, shkroi ndër të tjera Rexha në mbishkrimin e videos.
Bëhet fjalë për një pretendim të Labinot Rexhës, për të cilin deri tani nuk janë bërë publike prova që ta vërtetojnë. Klodi nuk ka dhënë ende një reagim publik për akuzën.
Rexha nuk është ndalur vetëm te Klodi. Në të njëjtin reagim ai ka paralajmëruar se do të publikojë informacione edhe për Londrim Mekajn, fituesin e “Big Brother VIP Kosova 4”.
“Pritni bombën e radhës dhe për Londrimin, para se me hy në Big, me kon ka banu, me cilin mashkull!”, vijoi ai.
Deklaratat vijnë në një moment kur marrëdhënia e Klodit dhe Elijonës është komentuar edhe për shkak të mungesës së daljeve të tyre të përbashkëta. Vetëm pak kohë më parë kishin qarkulluar aludime për një krizë mes tyre, të cilat u kundërshtuan publikisht nga Olti Curri.
Për momentin, pretendimet e Labinot Rexhës mbeten vetëm akuza të bëra publikisht prej tij. Klodi dhe Elijona nuk kanë konfirmuar një ndarje dhe as pretendimin e ngritur nga ish-banori i BBVK.

