Lajme

Shoqata e të Burgosurve Politikë kërkojnë anulim të menjëhershëm të ekspozitës për “Masakrën e Dubravës”

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj një ekspozite publike të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar atë si shtrembërim të së vërtetës historike dhe përdhosje të së kaluarës.

Në reagimin e tyre publik, shoqata shpreh indinjatë për, siç thuhet, “inkriminimin edhe të viktimave të Masakrës së Dubravës”, duke theksuar se përmbajtje të tilla përbëjnë një ndërmarrje të papranueshme dhe të dëmshme.

Ata kërkojnë përgjegjësi institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin e kësaj përmbajtjeje, ndërsa u bëjnë thirrje organeve ligjzbatuese – përfshirë Prokurorinë e Shtetit, departamentin për krime lufte dhe AKI-në – që të nisin hetimet dhe të identifikojnë autorët përgjegjës.

Në fund, Shoqata e të Burgosurve Politikë kërkon anulimin e menjëhershëm të ekspozitës dhe largimin e saj nga hapësirat publike.

Të Ngjashme