ShowBizzz

Shpat Kasapin do e shohim aktor në Turqi

Shpat Kasapi po bën plane që të futet në botën e aktrimit. Këngëtari ka treguar i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” se së shpejti mund ta shohim në filmat turk pasi po punon që të realizojë dëshirën e tij për tu bërë aktor.

Shpati zbuloi se ka pasur kontakte me njerëz me autoritet në Turqi, të cilët e kanë këshilluar t’i futet aktrimit pasi mund ta bëjë.

Shpat Kasapin do e shohim aktor në Turqi

TS Poll - Loading poll ...

“Unë e pëlqej shumë aktrimin. Pse jo, do provoj të futem në botën e filmave. Në Turqi, jo këtu. Do tentoj, është në dëshirat e mia. Le të shohim në të ardhmen, se për shkak që ra tërmeti i madh në Turqi mu shua plani. Jam lodhur pak nga muzika, por është pasioni im. Për punën e aktrimit kam kontakte dhe njerëz me autoritet në Turqi më kanë thënë që nuk do bëj gabim nëse i futem kësaj bote. Gjuhën pak e di, por e mësoj shpejt”, tha Shpati.

Shpat Kasapin do e shohim aktor në Turqi