Izraelitët dolën në rrugë të dielën mbrëma, duke prerë autostradën Ayalon, autostradën që kalon në zemër të Tel Avivit dhe duke ndezur zjarre në rrugë. Disa dhjetëra oficerë policie u përpoqën të frenonin protestën, por nuk mundën ta shtynin atë. Mediat lokale raportojnë se janë arrestuar 29 persona.
Protestuesit i kërkojnë qeverisë që të arrijë një marrëveshje për luftën në Gaza. Frustrimi i izraelitëve vjen pasi 6 trupa të pengjeve të marrë nga Hamasi u gjetën këtë fundjavë në Gaza.
View this post on Instagram
Të hënën, shkollat, zyrat dhe aeroporti ndërkombëtar u mbyllën pasi sindikata më e madhe e Izraelit, Histadrut, urdhëroi një grevë që pritet të ndalojë pjesë të mëdha të ekonomisë.
Disa analistë thanë se protesta mund të sinjalizojë një nivel të ri presioni politik ndaj kryeministrit, Benjamin Netanyahu.
.
/tiranapost