Lajme

Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë në Romë, raportohet për tre të plagosur

Mediat italiane raportojnë për shpërthimin e një banese në Romë, ku dyshohet të jetë shkaktuar nga rrjedhja e gazit.

Ndërtesa në Canale Monterano, pranë Romës, është shembur dhe shkak dyshohet të jetë bërë një shpërthim si pasojë e rrjedhjes së gazit. Referuar mediave italiane, tre persona kanë shpëtuar mbrekullisht, janë nxjerrë nga zjarrfikësit dhe transportuar në spital.

Tre të plagosurit janë një djalë 18-vjeçar, një burrë 40-vjeçar dhe një grua, që ndodheshin në ndërtesë. Mbeten për t’u sqaruar shkaqet e shpërthimit që shkaktoi shembjen, ndërsa paraprakisht nga një kontroll nga Italgas zbuloi se ndërtesa nuk ishte e lidhur me rrjetin e qytetit, por në vend u gjetën bombola të GLN-së.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo