Bota

Shpërthim i rrezikshëm i meningjitit në Britani, viktima dhe raste të rënda mes të rinjve

Një variant i ri i Meningjiti ka shkaktuar alarm në Mbretërinë e Bashkuar, ku dy studentë kanë humbur jetën dhe të paktën 11 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spital në zonën e Kent.

Shpërthimi lidhet me një formë të meningjitit B (MenB), e cila mund të përparojë shumë shpejt dhe të bëhet fatale brenda pak orësh. Autoritetet shëndetësore kanë nisur një reagim urgjent për të identifikuar personat e ekspozuar dhe për të frenuar përhapjen.

Dy viktimat janë një 18-vjeçare dhe një student 21-vjeçar nga Universiteti i Kentit. Hetimet janë fokusuar edhe në një klub nate në Canterbury, ku dyshohet se mund të ketë ndodhur përhapja fillestare.

Ndërkohë, raste janë raportuar edhe në qytete të tjera si Ashford dhe Whitstable, duke rritur shqetësimet për përhapje më të gjerë. Mijëra studentë dhe staf janë këshilluar të marrin masa parandaluese, ndërsa qindra prej tyre kanë marrë antibiotikë.

Sipas ekspertëve, sëmundja nuk përhapet lehtë, por kërkon kontakt të afërt dhe të zgjatur, si puthja apo përdorimi i përbashkët i enëve. Autoritetet theksojnë se simptomat si temperaturë e lartë, dhimbje koke të forta dhe të vjella kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Megjithëse situata është serioze, ekspertët bëjnë me dije se përhapja mbetet kryesisht e kufizuar në zonën e Kentit, ndërsa masat emergjente po vazhdojnë për të shmangur një përhapje më të gjerë.

/tiranapost

Të Ngjashme