Lajme

Shpërthimi në Sarandë/ 39-vjeçari në gjendje kritike, niset me helikopter drejt Tiranës

Gjendja shëndetësore e 39-vjeçarit Fatmir Pema, i cili u aksidentua mesditën e sotme pas një shpërthimi në vendin e punës në Sarandë, është shumë e rëndë.

Sipas bluzave të bardha në Sarandë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 39-vjeçari do të transportohet me helikopter drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ndërsa rrethanat e shpërthimit dhe shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar.

Të Ngjashme