Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është kthyer deputetes Olta Xhaçka, pasi kjo e fundit e akuzoi si “shpifës të rëndomtë”.
Gjatë fjalës së tij Bardhi tha se Xhaçka përmes kësaj deklarate të mbajtur nga foltorja e Kuvendit bëri avokaten e bashkëshortit të saj.
Duke theksuar se tw gjitha pretendimet dhe akuzat e Partisw Demokratike sa i pwrket tokws tw pwrfituar nga bashkwshorti i Xhaçkws, Artan Gaçi, janw vwrtetuar nga Prokuroria. Bardhi i ka kwrkuar Xhaçkws qw t’ i dorwzohet drejtwsisw dhe tw mos fshihet pas Edi Ramws.
“Avokatinë e akuzave që i ka ngritur SPAK dhe jo opozita nuk do e kisha lënë tre minuta më shumë se nuk ka status të veçantë. Si rregull nuk dueht të ishte deputete. Së dyti nuk ka asnjë pretendim që nuk është vërtetuar nga prokruroria.
Rezxulton që në pronën që i ka dhënë Rama zonjës me letra të falsifikuara dhe pasi i kanë falsifikuar letrat kanë kalaur në pronësi të bashkëshortit dhe zonjës. Së dyti zonja kryetare nëse zonja pretendon që gjithçka që ka thënë opozita pse fshihet dhe nuk shkon në GJKKO pse është lidhur pas pantallonave të Edi Ramës dhe nuk shkon në Gjykatë. Nga drejtësia zakonisht fshihen kriminelët, hajdutët nuk fshihet dikush që ka të vërtetën”, tha Bardhi.