ShowBizzz

Shqipe Hysenaj përplaset sërish me Ganinë: Ke nevojë për rehabilitim

Gani Gërmia dhe Shqipe Hysenaj kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin pas incidentit që ndodhi ditë më parë mes tyre.

Ata hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit, e mes tjerash Shqipja e akuzoi për sulm fizik, pasi e gjuajti me një kënaçe.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk pranoi të pajtohej me humoristin dhe i tha se ka nevojë për rehabilitim.

“Unë them shyqyr Zotit të është larguar ai personi që ke pasur. Në qoftëse largohet ka bërë gjënë më të mirë, sepse ti Gani ke nevojë për rehabilitim”, u shpreh ajo.

“Unë jam mirë. Nuk kam nevojë”, theksoi mes tjerash gazetari.

Shqipja ndërkohë i kërkoi që ta linte alkoolin pasi po e dëmton shumë në lojë dhe se po del jashtë kontrollit.

Ata të dy u dërguan në nominim për javën e ardhshme nga ‘Vëllai i Madh’, si dënim për gjithë këtë që ndodhi.