Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në zonën e Vaqarrit, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.
A2 CNN raportoi fillimisht se si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur, por aktualisht ka shkuar në 4 numri të plagosurve nga aksidenti.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital.
Forcat të shumta policie ndodhen në vendngjarje.
