Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi për të bërë thirrje për një armëpushim humanitar midis Izraelit dhe Hamasit. Mocioni u hartua nga Jordania.
Rezoluta u miratua me 120 vota pro, ndërsa 45 abstenuan dhe 14 votuan kundër, përfshirë Izraelin dhe SHBA-në, votuan kundër. Sllovenia, Bosnje & Hercegovina dhe Mali i Zi votuan pro rezolutës, Kroacia ishte kundër, ndërsa Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia abstenuan. Rezoluta nuk përmend emrin e Hamasit, i cili mban peng rreth 220 civilë, por bën thirrje për lirimin e tyre.
Rezoluta i bën thirrje Izraelit të anulojë urdhrin e tij që njerëzit në Gaza të evakuojnë veriun dhe të lëvizin në jug dhe refuzon me vendosmëri çdo përpjekje për transferimin e detyruar të popullsisë civile palestineze.
/tiranapost