Shqipe Hysenaj, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një moment që ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Përmes një videoje të postuar në “Instastory”.
Në videon e shpërndarë, shihet Brikena duke biseduar me Mateon, ku shpreh pasigurinë e saj të madhe.
Ajo dëgjohet të thotë: “Unë sigurt kam me shku te një psikolog kur të dal jashtë”, duke treguar se frika nga paragjykimet e njerëzve jashtë dhe komentet negative kanë ndikuar thellësisht në gjendjen e saj emocionale.
Duke parë këtë situatë, Shqipja nuk ka qëndruar e heshtur.
“Njerëzit do flasin, kështu që loja vazhdon dhe kur të dalësh mos e vrit mendjen për asgjë.. çdo gjë do kalojë, mjafton të jesh mirë emocionalisht “, ka shkruar ajo.
Ky reagim i Shqipes vjen si një thirrje për të kuptuar presionin e madh që banorët përjetojnë brenda, ndërsa thekson se shëndeti emocional është mbi çdo lojë apo mendim të të tjerëve. /Prive By Liberta Spahiu

