Lajme

Shqiptarë nga të gjitha trojet erdhën për të shënuar 28 nëntorin në Prishtinë

Përgjatë gjithë ditës sheshet e kryeqytetit kanë qenë të mbushura me vizitorë. Shqiptarë nga të gjitha trojet erdhën për të shënuar 28 nëntorin në Prishtinë, e më së shumti këtë ditë po e shijojnë fëmijët.

Në veshje kombëtare e pranë përmendores së Skënderbeut në Prishtinë po e shënojnë 28 nëntorin.

E të vegjlit po e shijojnë më së shumti këtë ditë.

Bashkë me ta, shqiptarë nga të gjitha trojet erdhën për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërsa sheshet e Prishtinës u zbukuruan me flamuj kuqezi.

Krahas tyre janë vendosur edhe flamuj verdhëkaltër.

Kjo ditë do të thotë shumë për qytetarët e Kosovës.

“Për mu është shpirt, zemër, 28 nëntori, kjo festë shqiptare”, tha një qytetarë.

“Tanë me u ba bashkë, me majtë fjalën fjalë, besën besë”.

Për shqiptarët, urime kanë edhe të huajt.

“Edhe ne po e festojmë festën tuaj, uroj më të mirën për ju”.

Për këtë ditë, për gjatë gjithë ditës ka qenë një fluks i madh i qytetarëve.