Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet e policisë në Gjermani pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas mediave gjermane, policia ka rënë në gjurmët e 32-vjeçarit shqiptar nëpërmjet djalit të partnerës kroate me të cilën bashkëjetonte.
Fillimisht policia gjatë një kontrolli rastësor kishte ndaluar dy 16-vjeçarë gjermanë dhe një 17-vjeçar kroat në të cilëve i’u gjetën dhe sekuestrua një sasi e madhe marijuane, hashashi, set peshoresh precize dhe një thikë. Tre të rinjtë ishin duke shitur drogë në ambiente të ndryshme në qytet. Pas këtij arrestimi, policia kreu kontrolle në të gjitha shtëpitë e adoleshentëve të cilët u kapën me drogë.
Pas kontrollit në banesën ku jetonte 17-vjeçari kroat me nënën dhe njerkun, shqiptar u gjet 700 gram kokainë, rreth 50 mijë euro cash, 1 armë zjarri dhe 50 copë municione në dhomën e gjumit.
Nga hetimet policia arrestoi shqiptarin dhe liroi adoleshentët, pasi ishte shqiptari ai që posedonte drogën. Ai akuzohet nga policia gjermane për një sërë veprash penale.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo