Shqiptarët janë të prirur të marrin antibiotikë për çdo problem të vogël shëndetësor. Sipas një sondazhi nga OBSH, vendi ynë renditej me një % shumë të lartë të marrjes së ilaçeve, ku me 59% për të kuruar ftohjen si dhe 78% për përdorim të panevojshme.
Doktori Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” me Brikena Prifti ngriti alarmin duke theksuar se antibiotikët po bëhen rezistente ndaj bakterëve.
Ai shtoi se nuk duhet të përdorin antibiotikë për çdo problem shëndetësor, teksa theksoi se duhet të ushqehemi shumë mirë si dhe të kryejmë aktivitete sportive.
Alimehmeti: Bakteret po bëhen rezistente ndaj antibiotikëve sepse ne po përdorimin amtibiotikë pa kriter. Duhet të përdoren atëherë kur duhen. Jemi futur në një treg global, ku ka interes për të shitur, pak informacione dhe nuk ka megamnizma për të kontrolluar a jepen si duhet apo jo. Viruseve antibiotikët nuk i bëjnë asgjë. E para nuk ka mjekë gjithandej. E dyta dëgjojnë shumë të tjerët, ky ilaç më bëri mirë mua do të bëjë dhe ty. Marrin antibiotikë shumë të fortë, direkt në të fortë. Nuk duhet antibiotiku për gjithçka. Edhe antibiotikët nuk janë pa kufi. Po bëjmë 40 vjet që nuk po prodhohen më antibiotikë të rinj. Në rradhë të parë duhet të punojmë pak për imunitetin tonë. Njerëzit duhet të bëjnë një jetë aktive, ushqehu mirë, tako një rreth shoqëror, bëj sport, kontrollo nivelin e stresin. Rezistenca ndaj antibiotikëve nuk mund të zhduket, por mund t’a ngadalësojmë. Te kuptojmë që ato këshilla që të jep mjeku, farmacisti nuk janë kundra teje. Ato bëhën për të mirën e pacientëve. Ka dhe mundësi që ai pacienti shkon tek dera tjetër, gjen një farmacistë më pak të përgjegjshëm dhe merren antibiotikët, sepse ajo shitja ka dhe ca pare që shkon në xhepin e dikujt.