
Gjatë kontrollit në zonë, policia iu afrua Elis Kolës, i cili ishte në makinën e tij, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në trafik droge, përcjell albinfo.ch.
Kola, 39 vjeç, pranoi se kishte drogë dhe oficerët gjetën 22 qese kokaine të mbështjella me vlerë më shumë se 1 mijë e 100 paund të fshehura në një çorape në derë.
Në Gjykatën e Kurorës të Peterborough të mërkurën, Kola u dënua me tre vjet burgim, pasi u shpall fajtor për posedim me qëllim të furnizimit me kokainë.
https://www.albinfo.ch/shqiptari-ne-angli-fsheh-droge-ne-corape-denohet-me-tre-vjet-burgim/