Një shtetas shqiptar është gjetur i vdekur ditën e sotme në një fshat në Bagnoregio në Itali. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase mësohet se shqiptari u gjet i varur në një pemë në fshatin Vetriolo.
Kërkimet për të nisën nga punëdhënësi, i cili duke parë që ai nuk ishte paraqitur në punë ishte shqetësuar. Menjhëherë ai njoftoi autoritetet dhe pas kërkimeve, 36 vjeçari u gjet i varur në një pemë pranë banesës së tij.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe kryebashkiaki i Bagnoregio-s, Luca Profili. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai i shprehu ngushëllime familjarëve, teksa theksoi se autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
“Ka shumë njoftime për një person të gjetur të varur në Bagnoregio. Ai është një shqiptar që kishte ardhur për arsye pune. Ngushëllimet e mia familjes së tij. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes“, ka shkruar ai.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo