Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre qytetarët e Kosovës dhe një tjetër nga Bosnja dyshohet se kanë vdekur në vendin e punës.
Në emisionin “Edicioni Special”, Musliu tha se edhe një person ka pësuar lëndime, ndërsa po vazhdon trajtimin në spital.
“Sa i përket kombësisë, thuhet se janë shqiptarë, nga burime të sigurta e di që janë tre shqiptarë, kjo është e sigurt, një person thuhet se është nga Serbia e Jugut, nga Novi Pazari, por kjo nuk është ende e konfirmuar. Ndërsa për kombësinë e të lënduarit ende nuk dihet gjë”, tha ai.
Pos tjerash, avokati dha detaje edhe se si kishte ndodhur ky rast tragjik, madje edhe si u nxorën viktimat nga punishtja.
