Një 38-vjeçar shqiptar ka “konfuzuar” policinë italiane dhe ka shkaktuar shqetësim tek ish-bashkëshortja e tij. Kjo e fundit, 32 vjeç, rezultonte e pajisur me urdhër mbrojtje nga shqiptar, të cilit policia i kishte vendoru një byzylyk gjurmues për të garantuar sigurinë e të resë.
38-vjeçari ka hequr pajisjen elektronike dhe është takuar me vajzën e tij adoleshente, të cilët i ka dhënë byzylykun duke i kërkuar t’ia jepte të ëmës. Sapo vajza ka mbërritur në banesë, policia është alarmuar për shkak të vendndodhjes së pajisjes dhe ka mësyrë në shtëpi duke mos gjetur 38-vjeçarin.
Pas sqarimit të situatës, policia italiane ka zhvilluar kontrolle në shtëpinë e shqiptarit, duke e gjetuar atë në gjendje të rënduar emocionale dhe nën efektin e alkoolit. Ai u arrestuar menjëherë.