Inxhinierja shqiptare, Mira Murati, e cila është drejtuese e teknologjisë në kompaninë OpenAI, ishte e pranishme në eventin e 10-vjetorit të platformës Code.org.
Murati ishte ulur në panel pranë themeluesit të Microsoft, Bill Gates.
“Mësoni sa më shumë që të jetë e mundur, bëjini gjërat të përshtaten me mjetet e reja. Kodimi është më i aksesueshëm se kurrë më parë”, tha Murati gjatë këtij eventi.
OpenAI është kompania që vitin e kaluar bëri bujë me lançimin e chatbot-it të inteligjencës artificiale ChatGPT.
/tiranapost