ShowBizzz

“Shtatzënë me farën e huaj”, Huduti flet rreth IVF-it dhe ngrirjes së vezoreve

Me zhvillimin e shkencës, ka evoluar edhe mënyra se si një grua mund të mbetet shtatzënë, madje duke caktuar edhe kohën se kur mund të bëhet nënë.

Disa nga mënyrat janë ngrirja e vezoreve dhe IVF-i, procedura për të cilat në emisionin “Ora Shtatë” ka folur teologia Igballe Huduti, transmeton Klankosova.tv.

Ajo thotë se islami nuk i dënon këto praktika, megjithatë shtoi se zhvillimi i shkencës jo gjithmonë është i mirëseardhur nëse ajo është në kundërshtim me etikën dhe ndërgjegjen morale.

“Ngrija e vezoreve është një tematikë pak më ndryshe se kjo që bëhet fekondimi artificial, pra që i thonë për me e kuptu edhe njerëzit standard, mbetja shtatzënë e gruas me farën e huaj. Islami nuk e dënon ngrirjen e vezëve dhe fekondimin artificial, siç e dënon, më falni në shprehje, kurvërinë, por zhvillimi i shkencës jo gjithmonë është i mirëseardhur nëse ajo është në kundërshtim me etikën dhe ndërgjegjen morale”, tha Huduti në Klan Kosova.

Moneytizer Paragrafi 4

 



ks

Të Ngjashme