Prej disa javësh, në mediat rozë dhe në rrjetet sociale ka qarkulluar një zë i vazhdueshëm për një shtatzëni të mundshme të ish-banores së Big Brother VIP Kosova 3, Ana Ejupi.
Lajmi për pritjen e ëmbël u diskutua kudo, por vetë Ana zgjodhi një heshtje totale, duke mos e pohuar apo mohuar atë në asnjë moment.
Megjithatë, pas kësaj tërheqjeje nga vëmendja publike, fshihet një situatë mjaft delikate. Burime të sigurta konfirmojnë për Prive By Liberta Spahiu se lajmi i shtatzënisë ka qenë i vërtetë, por fatkeqësisht ajo ka pësuar një abort spontan.
Kjo ngjarje ka sjellë telashe shëndetësore dhe një ngarkesë emocionale, duke e bërë të domosdoshme shkëputjen e saj nga sytë e publikut dhe presioni i rrjeteve sociale.
Për të kaluar këtë moment të vështirë në privatësi të plotë, ish-banorja e BBVK ka ndërmarrë një udhëtim të gjatë drejt Amerikës Latine.
Atje, ajo ka qëndruar për gati një muaj, e shoqëruar dhe e mbështetur në çdo hap nga partneri i saj, Kevini, me të cilin nisi një romancë që brenda shtëpisë së famshme. Ky udhëtim duket se ka shërbyer si një mundësi për t’u shkëputur nga zhurma mediatike. Tani mësohet se Ana po e merr veten fizikisht dhe po i rikthehet gradualisht rutinës së saj normale.
