Garden Lodge në Kensington, në Londër, ishte shtëpia e Fred Mercury për 11 vjet. Shtëpia përfshinë një dhomë ndenjjeje në stilin japonez, një dhomë vizatimi, një bar/bibliotekë dhe një qendër muzikore. Prona u ble nga Mercury kur ai e vizitoi për herë të parë në 1980, sipas Knight Frank, i cili po merret me shitjen.
Duke bashkëpunuar me arkitektin dhe projektuesin e brendshëm të specializuar Robin Moore Ede, Mercury rinovoi shtëpinë gjatë dekadës së ardhshme, duke përdorur materialet më të mira dhe shijen e tij personale të dizajnit për të krijuar atë që ai e quajti “shtëpinë e tij të fshatit në qendër të Londrës”.
Dikur shtëpia u përdor për të kompozuar këngën e famshme “Bohemian Rhapsody”, dhoma e vizatimit ofron pamje të kopshtit të pronës, i cili është i stolisur me pemë të mëdha magnolie dhe elemente uji “të frymëzuara nga orienti”.
Pas vdekjes së tij në 1991, Mercury ia la trashëgim pronën shoqes së tij, Mary Austin. Pas më shumë se 30 vitesh duke u kujdesur për të, Austin, tani 72 vjeçe, nxori në ankand rreth 1,400 sende të Mercury vitin e kaluar dhe tani po kërkon të shesë Garden Lodge citon CNN.
/rtsh.al/