Lajme

Shtetas shqiptar arrestohet në Prishtinë, pesë migrantë nga Egjipti gjetën strehë në kamionin e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Prishtinë nën dyshimin për kontrabandim me migrantë. Gjatë një kontrolli të realizuar në lagjen “Veternik”, autoritetet kanë zbuluar pesë migrantë nga Egjipti në rimorkion e kamionit të të dyshuarit.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se, pasditen e së martës, “Në kamionin e të dyshuarit janë gjetur pesë persona, të gjithë shtetas egjiptianë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, i dyshuari është ndaluar menjëherë dhe pas intervistimit, “me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore”.

Ndërkohë, migrantët janë dërguar në kampin e azilit, ku do të trajtohen sipas procedurave përkatëse.

Të Ngjashme