Lajme

Shtrenjtohet nafta për 1 cent, sot kushton 1.76 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datat 16 dhe 17 gusht.

Sipas njoftimit çmimi maksimal i lejuar i naftës do të jetë 1.76 euro për litër, një cent më shtrenjtë se të shtunën.

Çmimi i benzinës do të jetë 1.50 euro për litër, sa ishte të shtunën e i gazit 0.62 për litër që është një cent më shtrenjtë se një ditë më parë.

Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Të Ngjashme