Lajme

Shuhet në lulet të rinisë shqiptari në Greqi, 19-vjeçari do të varroset në atdhe

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi.

Mediat fqinje bëjnë me dije se 19-vjeçari ka humbur ndjenjat papritur teksa po udhëtonte me një makinë (pasagjer) në zonën e Amfilochia mbrëmjen e djeshme (12 dhjetor).

19-vjeçari fatkeq po shkonte në drejtim të Janinës në momentin kur humbi ndjenjat në makinë. I riu mbërriti i vdekur në spital.

Ekspertiza mjekoligjore ka zbardhur shkakun e vdekjes së 19-vjeçarit sot e mërkurë, 13 dhjetor. Sipas ekspertizës 19-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Gjithashtu mësohet se trupi i pajetë i të riut do të transportohet drejt Shqipërisë, ku do të kryhet ceremonia mortore.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo