6
Banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Dolce, i është bashkuar përkohësisht spektaklit italian Grande Fratello.
Ajo fitoi menjëherë simpatinë e banorëve atje, të cilët nisën që në fillim të socializohen me të.
Së fundmi, Dolce ka ngrënë darkë me tre prej banorëve të shtëpisë, ndërsa u ka mësuar atyre disa fjalë në gjuhën shqipe.
Ndër fjalët që ata mësuan ishin “shumë e ëmbël”, të cilën banorët italianë e përsëritën me kënaqësi.
Përveç kësaj, u përmend edhe fjala “e bukur”.
Dolce iu bashkua Grande Fratellos pas një transferimi të bërë në kuadër të bashkëpunimit mes spektaklit italian dhe Big Brother VIP Kosova.
Ajo pritet të rikthehet në BBVK të premten, ndonëse gjithçka do të bëhet e qartë pikërisht atë ditë.
View this post on Instagram
ks


